Rama: Reformat do dërgohen deri në fund, bëhuni pjesë e Partisë Socialiste

Kryeministri Edi Rama vizitoi sot qytetin bregdetar të Vlorës ku zhvilloi një takim me të rinjtë vlonjatë.

Rama ishte i prerë kur u shpreh se reformat  e kësaj qeverie do vazhdojnë më tej pavarësisht kostos elektorale dhe përbaltjes së opozitës.

Kryeministri shigjetoi opozitën kur tha se këto që sot kritikojnë qeverinë e kanë lënë vendin mbrapa këto njëzet e ca vite.

 “Jemi të vendosur që të mos tërhiqemi asnjë milimetër nga kjo rrugë reformash, që po të ishin bërë në këto 20 vjet, sot do të ishim në të tjera kushte. Ne nuk mund të tërhiqemi nga reformat në emër të frikës së po humbasim ndonjë votë apo se po prishemi me njëri-tjetrin. Boll ka humbur kohë Shqipëria.”- tha Rama.

Pasi përmendi rëndësinë se përse të rinjtë dhe jo vetëm duhet të anëtarësohen në Partinë Socialiste, Rama shpërndau edhe disa karta anëtarësie. Gjatë dhënies së kartave nuk munguan batutat.