Rama në samitin e NATO-s në Uells

Nisi në Uells, samiti dyditor i NATO-s. Në këtë Samit, i konsideruar shumë i rëndësishëm për çështjet që do të trajtojë, delegacioni shqiptar kryesohet nga Kryeministri Edi Rama dhe në përbërje të tij janë edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Samiti, ku marrin pjesë delegacionet e nivelit të lartë të 28 vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut, u hap nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmussen, i cili nënvizoi se ky Samit do t’i shërbejë forcimit të partneritetit të Aleancës në përballjen me sfidat e përbashkëta të sigurisë.

Në ditën e parë të Samitit diskutohet mbi situatën në Ukrainë dhe Afganistan.