Rama: Kadare, shkrimtari që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë

Dokorimin e shkrimtarit Ismail Kadare me titullin “Urdhëri i Legjionit të Nderit” nga shteti francez, e ka komentuar edhe kryeministri Edi Rama.

Në llogarinë e tij në facebook Rama uron Kadarenë dhe e falenderon atë për faktin se e ka dërguar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë.

Ja statusi i plotë:

“MIRËNJOHJE E RESPEKT PËR ISMAIL KADARENË

Në hyrje të 2016-ës që përkon edhe me vitin e 80 vjetorit të shkrimtarit tonë botërisht të mirënjohur, Presidenti François Hollande e ngriti Ismail Kadarenë në gradën më sipërore të Urdhërit të Legjionit të Nderit, dekorata më e lartë e Francës! Urime nga zemra me mirënjohje e respekt, shkrimtarit që e ka çuar gjuhën shqipe në maja të pashkelura më parë dhe e ka bërë veprën e tij, të lexohet e të admirohet në plot gjuhë të botës.”