Rama–Berishës: Pasi dole nga pylli, i vure sopatën

Pas fjalës së Berishës në Kuvend, kryeministri Rama ka dalë në foltore duke thënë se nuk dëshiron të bëjë replikë.

“Unë e kisha kërkuar fjalën më parë dhe kjo nuk është replikë, por jam shumë i impresionuar nga avokatia që iu bë ministrit të Drejtësisë” – tha Rama duke iu drejtuar Berishës.

“Tani je gati të bësh avokatin e Rilindjes Demokratike për ato shpifjet ndaj LSI dhe pasi të fitosh gjyqin, duhet të hapësh ti gjysh kundër PD për akuzat që ka bërë këtu duke kërkuar dorëheqjen e kreut të Kuvendit për vrasjen e dy deputetëve” – tha Rama.

Ndërkohë, duke u ndalur te koncensionet, Rama akuzoi qeverinë e kaluar për abuzie. Sipas tij, në dy vite janë dhënë 27 leje pyjesh.

“Po me pyjet çfarë pate? Ti e ke njohur pyllin edhe para nesh. Dhe pasi dole nga pylli, i vure sopatën” – tha Rama duke iu drejtuar Berishës.