Qytetarëve u bllokohen llogaritë bankare pa paralajmërim

Qytetarët në Maqedoni ankohen se u janë bllokuar llogaritë bankare për shkak të borxheve të ndryshme, në mungesë tënjoftimit apo paralajmërimit paraprak. Me këtë veprim ato i nënshtrohen harxhimeve shtesë, ku përveç borxhit themelor me shërbimet e përmbaruesve, avokatëve, kamatave dhe harxhimeve të tjera, qytetarëve u rritet borxhi për disa herë.

Ekonomistët kërkojnë që institucionet para se të kërkojnë pagesën e borxhin përmes letrës së rekomanduar dhe jo të zakonshme, përmes njoftimit me sms-porosi apo postës elektronike, të njoftojnë qytetarët për detyrimet e tyre.

Nga Oda e përmbaruesve thonë sipas “koha.mk” se probleme ekzistojnë vetëm meborxhet e vjetra, të cilat me vite të tëra nuk janë zgjidhur në procedurat gjyqësore, ndërsa për borxhet e reja të para disa viteve thonë se ekzistojnë gjasa shumë të vogla që qytetarët të mos jenë njoftuar me kohë.

Pjesë më e madhe e llogarive të bllokuara u takojnë qytetarëve të cilët për momentin nuk mund t’i paguajnë borxhet për shkak të mungesës së parave.