Që valixhja të mbajë më shumë rroba

Të paketosh rrobat për pushime është mjaft stresuese sidomos nëse përpiqesh të futësh në një valixhe shumë veshje dhe të mbyllësh atë.

Por ka disa truke që ju ndihmojnë që valixhja të mbajë veshje sa dyfishi i saj. Ekspertja Sarah Bennet jep detajet se çfarë duhet të bëni.

Rripat dhe kabllot brenda këpucëve
Nëse do të merrni me vete këpucë dhe çizme, sigurisht që ju zënë shumë vend, kështu që shfrytëzoni hapësirën e tyre për të vendosur rripat, karrikuesin e baterisë etj.

Të brendshmet në shallin e plazhit
Nëse shkoni për pushime plazhi, sigurisht që me vete do të keni shallet e hollë. Vendosini të brendshmet dhe rrobat e plazhit brenda tij dhe lidheni. Hapësira më e mirë është ajo mes këpucëve.gty_women_packing_suitcase_mm_150619_12x5_1600Përdorni pambuk leshi për qelqet
Për të shmangur thyerjen e shisheve të parfumeve nga trondijet e valixheve, përdorni pambuk leshi mes tyre.

Shmangni derdhjen e lëngjeve
Gjithmonë parfumet, shampot e vajrat vendosini në një qese të veçantë, për të shmangur derdhjen e tyre në të gjithë valixhen. Këtë qese vendoseni në një hapësirë të valixhes. Qeset e paketimit të sanduiçeve janë ideale për këtë.