Putin “njeh Kosovën”: Për Krimenë, merreni shembull Kosovën

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë një intervistë të gjatë për tabloidin më të lexuar gjerman, Bild, duke sqaruar politikat e tij. Nato është agresive, Merkel e sinqertë, ndërsa Krimeja ju bashkangjit Rusisë natyralisht. Se çfarë thotë për Kosovën e gjeni në vijim!

Duke përmendur disa herë të drejtën e kombeve, gazetarët e Bild e pyetën – Ç’kuptoni ju me të drejtën e kombeve?

Putin: Duhet çdoherë të mbështetemi te e drejta e kombeve. Kjo ndodhi edhe me rastin e Krimesë. Sipas Kartës së OKB secili komb ka të drejtën e vetëvendosjes. Merreni shembull Kosovën: Atëherë u vendos sipas instancave të OKB-së, se Kosova mund të pavarësohet nga Serbia dhe se interesat e qeverisë qendrore të Serbisë duhet të tërhiqeshin. Këtë ju mund ta lexoni në të gjitha aktet, edhe në ato gjermane.

Bild: Atëherë ama Serbia filloi luftë kundër shqiptarëve të Kosovës, duke vrarë mijëra persona. Kjo është megjithatë ndryshim i madh.

Putin: „Fakt është që ka pasur një luftë të gjatë edhe kundër Serbisë dhe kryeqytetit të saj Beograd. Ishte një intervenim i perëndimit kundër ish Jugosllavisë. Tani ju pyes unë juve: Nëse shqiptarët e Kosovës kishin të drejtën e vetëvendosjes, atëherë pse këtë të drejtë të mos e kenë edhe të Krimesë? Dhe unë them: Të gjithë duhet të mbështesim regullat ndërkombëtare dhe jo ti ndryshojmë sa herë na konvenojnë.“

Ai ka shtuar se ribashkimi i Krimesë me Rusinë është më se e drejtë, kjo duke u bazuar edhe te thënia e Napoleonit, “Drejtësia është mishërimi i Zotit në Tokë.”