Puna e fëmijëve shqiptarë venit shkëlqimin e industrisë së kromit

Gazeta “Toronto Sun” i ka kushtuar një reportazh shfrytëzimit të fëmijëve shqiptarë në minierën e kromit në Bulqizë dhe në mbledhjen e kanaçeve.

Ndërsa aty flitet për punën e rëndë të fëmijëve në të gjithë botën, ata të Bangladeshit, radhiten edhe fëmijët shqiptarë që gërrmojnë për krom në Bulqizë të shtyrë nga varfëria “me duar të zhveshura; shumë janë plagosur dhe ankohen për dhimbje stomaku – një kombimim ky i punës dhe ujërave të ndotura nga miniera.

Aty përmendet rasti i Kelit 13-vjeçar, i cili mbledh krom në të njejtin vend ku nëna e tij, që bënte të njejtën punë, u shtyp nga një traktor. Ai mbledh krom, pasi babi i tij është i humbur dhe motrat e vëllezërit që e rrisin, bëjnë të njejtën punë. Keli ka një vëlla 21-vjeçar, Selimin, i cili ka makthe dhe ëndrra të këqia, pasi ai e ka parë nënën sesi u shtyp nga traktori që hidhte skoriet.
“Me kovat e tyre, ata shesin gurët e gjetur tek “bosët e kromit”. Sigurisht që edhe disa nga prodhuesit më të mëdhenj të çelikut në Amerikë kanë përfituar nga minierat e Bulqizës. Një punë të lodhshme bëjnë edhe dy fëmijë 7-dhe 10-vjeçarë në Durrës, ata mbledhin kanaçe. Puna e fëmijëve mbetet problem në Evropën lindore.Ka disa kompani kanadeze, përfshirë edhe një firmë me bazë në vankuver, që ka një histori në Bulqizë. Megjithatë, zëdhënësi i saj, i “Columbus Copper Corporation”, Jorge Martinez shprehet se tani janë duke hequr dorë plotësisht nga minierat shqiptare.Martinez nuk ka zënë në gojë punënn e fëmijëve, por vuri në dukje se “Shqipëria është një vend shumë i vështirë për të vepruar tani.” thuhet ne reportazh.

Me tej kjo gazetë shkruan se fushata për mbrojtjen e fëmijëve nga qeveria është parë si progressive. Më shumë se 200 të akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të pushtetit janë vënë nën akuzë, por nuk ka një strategji konkretet për të larguar fëmijët nga linjat e kromit.
Fëmijët, me plagë në këmbë, të prera, ngjiten në mallet e kromit duke shpresuar të bjerë shi, sepse ashtu gurët shihen më mirë. Nuk ka të dhëna sesa fëmijë janë plagosur nga gërmimet, por ata fitojnë rreth tetë cent për kile. Ato janë të mjaftueshme për të blerë miell.
Margarita, një e ve 27-vjeçare, e ka humbur burrin e saj gjatë një bllokimi në minierë. Ai ka punuar në një biznes të palicensuar dhe Margarita me dy fëmijët e saj, nuk kanë marrë as pensionin e tij, as ndonjë ndihmë tjetër, diku tek 60 dollarë në muaj.

Kështu që, rreth 3 muaj më parë, ajo u tha fëmijëve të saj, djalit 10 vjeçar Maringlenit dhe vajzës 7-vjeçare, Brikenës se do të fillonin të mblidhnin krom.
Dhe në ditën e nënës, më 8 mars, djali i vogël 10-vjeçar i bleu nënës lule, paguar me paratë e fituara nga kromi. Mirëpo ajo nuk i pranoi. Kështu që djali iku dhe u kthyer me një fustan të zi.
Ajo është e mërzitur për të ardhmen e tyre, ndërsa djali nuk sheh të keqe se po gërmon për krom…”