Pse televizioni amerikan censuroi performancën e Linda Halimit në American Idol?

Lajmi se këngëtarja kosovare kaloi garën e rradhës në talent-show’n “American Idol”, mori vëmendjen e merituar në mediat shqiptare. Por, performanca e saj në Hollywood, në sallën ku mbahet ceremonia e çmimeve Oscar, nuk u transmetua nga rrjeti amerikan FOX. Sipas Linda Halimit, “censura” ka lidhje me numrin e madh të konkurentëve në raport me hapsirën kohore që i dedikohet këtij programi në televizion. Ja çfarë shkruan për eksperiencën e saj këngëtarja e cila po kërkon famën në Shtetet e Bashkuara.