Projektligji për sigurinë publike, Tahiri: Vendosja e kamerave nëpër subjekte, e detyrueshme

Në mbledhjen e komisionit të sigurisë kombëtare ka qenë i pranishëm edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri. Ky i fundit i ka dorëzuar komisionit projektligjin për sigurinë publike.

Sipas ministrit ky projektligj i paraqitur nga ai garanton masa parandaluese për krimin. Po ashtu projektligji detyron bizneset dhe subjektet e tjera të marrin masa sigurie për ambientet e tyre siç edhe është vendosja e kamerave apo ruajtja me polici private.

Me anë të këtij ligji Ministria e Brendshme synon të rrisë efektivitetin në parandalimin e veprave penale, dhe vendosja e kamerave në ambientet ku e parashikon projektligji janë një pikë shumë e rëndësishme.