Projektligji për ish-të përndjekurit nxit debatet Braçe-Bode

Ministri Erion Veliaj: Deri tani janë 2.5 milionë dollarë për disbursime. Përfituan 1200 persona që ende s’kishin marrë këstin e parë

Mazhoranca dhe opozita debatuan në Komisionin e Ekonomisë mbi draftin e paraqitur nga qeveria për dëmshpërblimin e ish- të dënuarve politikë.
I pranishëm në mbledhjen e komisionit, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj ka kërkuar nga deputetët të mos politizojnë draftin, duke shtuar se ndryshimet e propozuara i japing ligjit një fytyrë njerëzore.
Veliaj sqaroi se përmes ligjit të ri, ish- të dënuarve do t’u jepet dëmshpërblim progresiv në bazë të viteve të burgut.
Ky proces do të nisë fillimisht për 2700 emra, duke filluar nga ata me moshë të madhe.
“Deri tani janë 2.5 milionë dollarë për disbursime.
I kanë përfituar 1200 përfitues që ende s’kishin marrë këstin e parë. Metoda e vjetër e PD ishte: Mos u merrni me dosjet problematike. Kishte persona që kishin marrë këstin e parë e të dytë dhe disa që s’kishin marrë asgjë”, tha Veliaj.
Diskutimet per pr/ligji për ish-të përndjekurit kane vijuar me debate mes kryetari te komisonit te ekonomise Erjon Brace dhe deputetit te PD Ridvan Bode.
Opozita ka kundershtuar draftin me argumentin se ky pr/ligj nuk i zgjidh problemet e kësaj kategorie.
Deputeti Ridvan Bode tha se, skema për kompensimin e tyre u ngrit në kohën e qeverisjes së të djathtëve, kohë në të cilën u dha edhe kësti i parë i dëmshpërblimit.
Sipas Bodes, ndryshimet në ligj kanë të bëjnë me radhën e ndarjes. NdersA kreu I komisionit , Erjon Braçe, akuzoi qeverinë e kaluar se e ka lënë arkën bosh.