Prishtina aplikon taksa për banorët nga qytetet e tjera

Qytetarët që jetojnë në Prishtinë por nuk janë banorë të këtij qyteti duhet të paguajnë taksanjësoj si banotët e tjerë që janë të regjistruar. Komuna e Prishtinës kërkon nga qytetarët që kanë banesa në Prishtinë dhe jetojnë nëkryeqytet, të bëhen edhe me dokumente banorë të saj në mënyrë që mos i shmangen taksave për mirëmbajtjen e qytetit.

Në kryeqytet ka shumë nxënës, prindërit e të cilëve janë të regjistruar në komunat e tjera por fëmijët e tyre nuk shkollohen aty ku kanë shkuar paratë e tyre, por mësimin e vijojnë në Prishtinë me taksa të 198 mijë banorëve të regjistruar.

Si pasojë, komuna apelon që të gjithë ata që jetojnë në Prishtinë të bëhen edhe banorë të saj, në të kundërtën ata qytetarë të komunave tjera që dërgojnë fëmijët në shkollat e Prishtinës e që mjekohen në qendrat e mjekësisë familjare nëkryeqytet, do paguajnë taksa shtesë, transmeton Koha.net.