Pranga shqiptarit në Itali, kapet me 30 kg heroinë

Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike është sekuestruar nëItali, ndërsa në pranga ka rënë poseduesi i saj, një 56 vjeçar shqiptar.

Policia italiane ka arrestuar shtetasin Ruzhdi E., ndërsa mësohet se droga ështëkapur në Padova, mesditën e së mërkurës.

Bëhet fjalë për 30 kg heroinë, e cila nëse do të hidhej në treg, vlera e saj do të shkonte në 2 milion euro.