Pranga 38 vjeçarit që mori lekë në këmbim të një note kaluese

Një person ka përfunduar nëpranga, e ndërsa një studente po ndiqet në gjëndje të lirë, pasi kjo e fundit nuk ka marrë një notëkaluese kundrejt një shume që kishte paguar.

Pasi studentja nuk ka kaluar, ajo ka shkuar në rajonin e policisë dhe ka denoncuar një 38 vjeçar që kishte marrë shumën e kërkuar. 38 vjeçari Ilir Hoxha është arrestuar nën akuzën e ndikimit të paligjshëm, për ti garantuar një studenteje në Universitetin e Shkodrës notë kaluese.

Policia shton se në gjendje të lirë po ndiqet 26 vjeçarja me inicialet A.F., me banim në Durrës. Hetimet e uniformave blu të Shkodrës nisën pas kallëzimit të bërë nga 26 vjeçarja, e cila ka thënë në polici se i ka dhënë Hoxhës 35 mijë lekë të reja.

Përmes ndikimit të paligjshëm i garantonte një notë kaluese për një lëndë, në degën Gjuhë-Letërsi të Universitetit të Shkodrës.