PONI NË mbremjeshqiptare.com NË LONDËR 

“Jam labe 24 karat”
Nga: Bashkim Metalia
“Kur artisti zbulon realitetin e ri ai s’e bën këtë për vete, ai e bën ketë për të tjerët, për të gjithë ata që duan të dine në çfarë bote jetojnë, nga vijnë dhe ku shkojnë. Ai prodhon për bashkësinë”- thotë Fisheri . Këtë gjë bëri dhe këngëtarja me famë shqiptare Poni me këngët e saj magjike në qendër të Londrës. Me sharmin e bukur të saj artistik dhe femëror, ajo i dha publikut shqiptar në emigracion ndjesinë e të qenit , gjithnjë dhe më afër vendlindjes. Në fakt këtë rast , këtë mbrëmje të magjishme , nuk është hera e parë , e mundësoi forumi “Mbrëmja Shqiptare. com” dhe organizatori i saj z.Ilir Hoxha. Duke e kthyer tashmë në traditë ky forum ka organizuar një sërë koncertesh me këngëtar të njohur nga bota shqiptare duke e kthyer kështu jetën shqiptare në Londër në një ambient ku mbizotëron tingulli i muzikës shqiptare.
poni kengetarja shqiptare ne londer, ne gazeten the albanian ne londerKëngëtarë me emër si Dani, Blero,Sabri Fejzollahu, Ermal Fejzullahu, Sinan Hoxha, Shpat Kasapi dhe së fundi Poni kanë përjetuar nëpërmjet këngës së tyre atmosferën dhe qaste të këndshme me shqiptarët e Britanisë. E gjitha kjo falë këtij forumi. Mbrëmja shqiptare dhe organizatori Ilir Hoxha tashmë e kanë krijuar traditën , besimin dhe organizimin perfekt , ku shqiptarët e Britanisë e dinë tashmë që se në mbrëmje të tilla ia vlen të jesh prezent , për të kaluar çaste të bukura mes bashkatdhetarëve dhe artistëve shqiptarë.
Patëm rastin që të jemi në mbrëmjen e fundit ku “Mbrëmja shqiptare.com” kishte të ftuar këngëtaren nga Labëria Poni. Ambientet e Amber Bar ishin te mbushura me të rinj dhe reja pse jo dhe nga grupmosha të tjera. Zoti Ilir Hoxha ndihet shume mirë sepse me organizime të tilla ai u ofron shqiptareve momente të hareshme dhe të gëzueshme me artist shqiptarë.
Ai nuk harron të falënderojë te gjithë ata qe ishin te pranishëm në mbrëmjen me këngëtaren PONI. “Ishte një nate e mrekullueshme me shumë atmosfere me shumë argëtim, Dhe kaluam shumë shumë bukur.” shprehet ai Këtë e konfirmojmë edhe nga faqja zyrtare e Mbrëmje shqiptare .com dhe Facebook reagimet pozitive që njerëzit bëjnë për organizatorët dhe mbrëmjet e organizuara.
Ndërkohë patëm kënaqësinë që të takohem dhe me protagonisten e kësaj mbrëmje ; Poni
Këngëtarja e mirënjohur tashmë e muzikës popullore të përpunuara , ashtu siç edhe e ka treguar me këngën e saj , shprehet se “muzikën labe e kam në shpirt dhe karakteri i 24 karat labe më ka “imponuar” që ta kem muzikën labe si gjininë muzikore time të zgjedhur” Bile dhe albumi i saj i parë është titulluar “Dashuria Labe” nën përkujdesjen e kompozitori Adrian Hila e tregon karakterin e saj lab për të cilën Poni ndihet krenare.
Në pyetjen se si ndihet dhe si po pritet nga shqiptarët e Britanisë , Poni shprehu konsideratën më të lartë ku thotë se muzika e saj dëgjohet nga të gjithat trevat shqiptare , këtë , thotë Poni e ka të provuar kudo ka shkuar dhe po e provoj edhe sonte këtu në Londër , ku shoh shqiptarë që janë nga të gjitha trojet shqiptare. Kjo më bën akoma më të qetë si këngëtare e kësaj gjinie muzikore.
Këngëtarja Vlonjate Poni e pranon se është tregu muzikor ai që ka peshën dhe rëndësinë e suksesit pa lënë në harresë se edhe garat e ndryshme ne festivale që kanë veçantitë e tyre. Paçka se këto gara mund të të s’kualifikojnë më lehtë , nga vet natyrat e garave që kanë , por ai që nuk të lë asnjëherë , nëse i përkushtohesh këngës , është publiku dhe kështu ndihesh më mirë .
“Nëpërmjet Gazetës The Albanian , i përshëndes të gjithë shqiptarët kudo janë dhe veçanërisht ata të Britanisë dhe shpresoj se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të jem përballë tyre”- shprehet Poni Poni i dha magji të vërtetë kësaj nate me këngët e saj të kënduara Live nën shoqërinë e orkestrës simpatike Triola .Forumi Mbrëmje shqiptare.com dhe organizatorët e saj premtojnë se do të kenë netë të tilla të hareshme me artistë dhe këngëtarë nga tërë bota shqiptare për publikut shqiptar të këtushëm.

Postime te ngjashme

About the author: Shef Domi

Facebook: https://www.facebook.com/shefdomi Google Plus: https://plus.google.com/109352065938726181123 Blog: www.thealbanian.co.uk/shefdomi