Poezia prekëse e 20-vjeçares që u hodh nga pallati

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga qyteti i Fierit, e cila u hodh nga kati i 11-të i një pallati mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.

Sipas policisë studentja e Fakultetit Ekonomik Klea Shyti është hedhur nga kati i 11-të i një pallati duke gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një pallat pranë ish-parkut të autobusëve në kryeqytet, por vetëm sot është zbardhur nga policia.

Sipas policisë, Klea Shyti, 20 vjeçe, nga Fieri prej pak kohësh ishte ndarë nga i dashuri. Në gjendje të rënduar psikologjike, 20-vjeçarja ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i 11-t i pallatit, nga pjesa e brendshme e shkallëve.

Poezia prekëse e 20-vjeçares

Vajza 20-vjeçare, Klea Shyti, nga qyteti i Fierit, që vendosi të vetëvritej ditën e djeshme, rreth orës 21:00, duke u hedhur nga kati i 11-të i një pallati në Tiranë, sapo ishte ndarë nga i dashuri dhe mendohet se ky ka qenë edhe shkaku për kryerjen e aktit ekstrem.

Nga vëzhgimi i rrjeteve sociale, Klea postonte vazhdimisht statuse që tregonin mërzitjen e saj dhe faktin që ajo ishte në depresion. Në dy foto të ndryshme në Instagram, Klea shkruante për djalin me të cilin duket në foto në anglisht: “Dhe në fund, dashuria që merr është e barabartë me atë që jep…”.

“Lumturia nuk është një zotërim që duhet çmuar, është një cilësi mendimi, një gjendje mendore”.

Në muajin tetor Klea kishte publikuar këtë poezi në profilin e saj në Facebook:

Sa nevojë kemi për një tjetër shpirt ku të kapemi,

Një tjetër trup që të na mbajë ngrohtë.

Ku të pushosh dhe të kesh besim; ku ta japësh shpirtin tënd me mirëbesim:

Kam nevojë për këtë, kam nevojë për dike ku ta derdh trupin. Sylvia Plath

“Gëzuar ditëlindjen për një prej poeteve të mia të preferuara!! Edhe pse ajo nuk ia arriti kësaj dite…”, shkruante Klea.