Po krijohet një shtet i ri në Ballkan me territore nga Serbia e Mali i Zi

Disa OJQ boshnjake po kërkojnë pjesë të territorit të Serbisë dheMalit të Zi për të formuar njërajon të veçantë ndërkufitar. Mijëra njerëz vetëm brenda disa orëve kanë nënshkruar një peticion drejtuar qeverive të këtyre dy vendeve me kërkesën për të lejuar formimin siç thonë ata, të rajonit ekonomik të Sanxhakut.

Gazeta “Nase Novine” shkruan se në këtë rajon përfshihen qytete si, Novi Pazari, Tutini, Nova Varoshi, Priboji, Prijepolja, Sjenica, Rozhaja, Pljevlja, Bijelo Polje, Berana dhe Plava, transmeton portali “Lajmi”.

Analisti politik Branko Radun i ka thënë kësaj gazete se kjo është iniciativë hipokrite sepse ata janë boshnjakë që kishin përkrahur ndarjen e Malit të Zi nga Serbia, dhe për këtë arsye në iniciativën e tyre kanë përfshirë të dy këto shtete.

“Unë mendoj se kjo nuk është vetëm në lidhje me bashkëpunimin ekonomik, por se dikush është duke u përpjekur për të fituar pikë në parametrat e trupit politikboshnjak”, ka thënë ai.

Një nga nismëtarët e këtij projekti Zaim Çelebiç ka thënë për portalin “Rozhaje Free”, se formimi i këtij rajoni të kontribuar, do të krijonte një mjedis të favorshëm biznesi dhe do t’i hapte mundësinë e aplikimit të drejtpërdrejtë në fondet e BE-së.