Pesë arsyet përse duhet të vizitoni Shqipërinë

EscapeHere, website që njihet në të gjithë botën si një guidë aventurash dhe udhëtimesh, në një artikull të saj shkruan: “5 arsyet pse duhet të vizitojmë Shqipërinë?”.

E në fakt, këto 5 arsye lidhen ngushtësisht me 5 qytete të vendit tonë, Tirana, Berati, Riviera Jugore, Gjirokastra, Kruja, për të cilat tregohet gjatë në artikull historia dhe pikat kryesore të atraksionit që gjendet në të.

Në kategorinë e njohur “Destinacione”, autorët e faqes shkruajnë për Shqipërinë, duke i sugjeruar lexuesve se kohë më parë,  shumica e njerëzve thonin “Pse të vizitojmë Shqipërinë?”, “Atje nuk je i sigurt” etj., por e vërteta është, shkruajnë ata, se Shqipëria është e mbushur me bukuri natyrore dhe kulturore.

“ Ti do të pyesësh veten se pse nuk ke shkuar më parë në këtë vend të nënvlerësuar.

Sa i përket sigurisë, shqiptarët janë të hapur dhe shumë mirëpritës, sidomos para turistëve ku dhe i tregojnë vendin e tyre”, vijon artikulli, raporton Monitor.

Më tej, tregohet se si Shqipëria ka pasur një të shkuar të vështirë, por që ka ruajtur pjesët më të mira të vetat.

I vetmi “shqetësim” i turistëve në botë është se si të shkosh në Shqipëri sa më shpejt. (cilat linja ajrore të përdoren).