Përplasen 2 makina në Lezhë, 5 të plagosur

Përplasja e dy mjetëve në dalje të qytetit të Lezhës u shoqërua me plagosjen e 5 personave dy prej të cileve fëmijë.

Aksidenti u regjistrua mëngjesin e sotëm rreth orës 8:00 në afërsi të rruges së lagjes “Nënë Tereza”, ndërsa të plagosurit pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Lezhës janë jashtë rrezikut për jeten.

Automjeti tip ford me targa AA 585 AY që drejtohej nga 26-vjeçari me iniciale F.M banues në lagjen “Varosh” të Lezhës në tentativë për të dalë nga një rrugë dytësore për në supërstradë është përplasur me një automjet tip “Fiat” me targa AA 411 FM qëdrejtohej nga shtetesja me iniciale D.D 44 vjeçe, ndërsa në mjet ndodhëshin edhe 2 fëmijet e sajë të mitur.

Ndonëse zona ku ndodhi aksidenti lëvizet me shpejtësi jo të lartë, perplasja mes dy mjeteve ka lënë të plagosur drejtuesit e mjetëve dhe pasagjerët e tyre, ndërsa është shoqëruar edhe me dëme materiale.

Nga hetimet e para ka rezultuar se mjeti tip Ford është futur në mënyre të befasishme në superstrade, duke sjellë panik tek drejtuesja e mjetit që udhëtonte me Fiat, e cila ndonëse ka tentuar t’i shmanget aksidentit është përplasur në pjesën anësore të mjetit tjetër.

Rrugorët kanë bërë edhe shoqërimin e 26-vjeçarit që shkaktoi aksidentin, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ndodhjes së tij.