Përgjimet, çështja kërkon impenjim të ndërkombëtarëve

Analistët mendojnë se opusi i gjerë i përgjimeve të prezantuara nga LSDM fsheh edhe realitetin që prek më shumë shqiptarët dhe që ka të bëjë me aferat e likuidimeve dhe burgosjeve. Ata shtojnë se aferat korruptive dhe ndikimet në proceset gjyqësore nuk janë një gjë e panjohur për qytetarët e Maqedonisë.

Analistët mendojnë se kjo është një çështje shumë delikate që përveç kurajës së liderit të LSDM-së, Zoran Zaev do të kërkojë edhe impenjimin më të madh të faktorit ndërkombëtarë. Çështja që shtrohet është nëse këto raste do të hedhin më shumë dritë mbi rastet e montuara apo do të heshten nga droja e përkeqësimit të situatës?

Ismet Ramadani thotë për “Portalb” se aferat dhe rastet e fundit që po zbulohen do të hedhin dritë mbi shumë raste të montuara.

Sipas tij zbardhja e proceseve të montuara nuk do të prish marrëdhëniet ndëretnike në vend, por të nxjerr të pah fajtorët nga të cilët të gjithë do të distancohen.