Përgjigjja e Mark Zuckerberg për gjyshen që do dhendër ‘nxënësin e zgjuar’!

Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg, të dielën në mbrëmje postoi planin e tij për 2016-ën që kishte të bënte me gjetjen e një mundësie teknologjike për të pasur më shumë kontroll mbi shtëpinë dhe për të lehtësuar disa punë, që nga ofrimi i pamjes së miqve që i binin ziles së derës dhe deri te dëgjimi i zërave në dhomën e së bijës Max.
Një nga komentet e njerëzve që shoqëroi këtë postim ishte ai i një gjysheje. Ajo shkruante: “Do t’u them mbesave të dalin me “nerd”-in në shkollë, ai mund të bëhet një Mark Zuckerberg! Faleminderit për FB, kam rivendosur kontaktet me familjen, miqtë e vjetër dhe shoqet e klasës.”
Por ajo që ia vlen të theksohet është fjalia fantastike e Zuckerberg. “Edhe më mirë do ishte t’i inkurajoje ato të ishin më të zgjuarat në shkollën e tyre, që të mund të bëheshin shpikëset e ardhshme të suksesshme!”
E ka nisur me një status dhe me një përgjigje motivuese, njeriu i suksesshëm dhe babai
i një vajze të vogël.