BE i përgjigjet SHBA­-së, vendos viza për amerikanët

Bashkimi Evropian do fillojë të aplikojë masa ndaj autoriteteve amerikane, e tani ka nisur procedurat për të vendosur vizat për shtetasit amerikanë. Të enjten në Bruksel, eurodeputetët do të votojnë në seancë plenare rezolutën drejtuar Komisionit Evropian për vendosjen e përkohshme të vizave për shtetasit amerikanë, si përgjigje kundër vendimit të Uashingtonit për të mos hequr vizat për shtetasit nga Bullgaria, Kroacia, Qiproja, Polonia dhe Rumania. Kjo procedurë është hapur që nga viti 2016, pas reagimit negativ nga autoritetet amerikane për të hequr vizat për të gjitha shtetet anëtare të BE­së dhe për të zbatuar parimin e reciprocitetit.