Përgënjeshtrimi, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale nuk ka botuar libra në maqedonisht

Ministria e Vetëqeverisjes Lokaleka reaguar pas akuzave të Komunës Strugë për ndarjen e 500 librave në gjuhën maqedonase. Ministria i hedh poshtë akuzat duke u shprehur se ajo thjesht ka bërë detyrën për shpërndarjen elibrave dhe jo botimin e tyre.

“Botimi dhe distibuimi i librave paraqet pjesë të programit të qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përkthimin e 500 librave të specializuar sipas të cilëve mësohet në universitet sipas me një renome të SHBA-ve dhe Unionit Europian. Vendim ky që daton nga viti 2008. Ministria e Vetqeverisjes lokale nuk publikon këto libra, por bën vetëm distribuimin e tyre”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Ministria në fjalë njofton gjithashtu se ka botuar për herë të parë hartën e ndarjes së re territoriale, e cila u është shpërndarë të gjtha komunave dhe institucioneve vendore.