Për kë e ka fjalën Enkel Demi?

Një artikull jo pak provokues qarkulloi sot në mediat sociale. Nisur nga rasti i fundit i një këngëtareje, Xhesika Ndoj, e cila pranoi hapur se deputetë të ndryshëm “ia kishin lypur” me para, Enkel Demi reagoi duke e përdorur pukianen sexy, për të goditur fort tek ajo që e quan “Morali i Lapërdhisë”.

Gazetari i TVSH-së shkon edhe më tej kur thotë se “të gjithë e dinë në Shqipëri që shumë nga personazhet e njohur të faqeve rozë janë escort ose si i thonë në shqip shoqëruese të shtrenjta”. Deklarata shokuese i referohet një pasqyrimi jo pak të vërtetë në dukje; “Vajza që nuk kanë punuar qoftë dhe një ditë, i sheh të hedhin në rrjete sociale foto në avionë privatë, plazhe eksluzivë, në qytete dhe hotele tejet të shtrenjtë mbuluar me stoli marramendëse”… por njëkohësisht abuziv, i cili përforcohet me një tjetër rast “të njohur”, kur sipas shkrimit; “Në Shqipëri askush nuk u ndje keq që për muaj e muaj drejtuesit e një media u kthyen në kodoshë të pronarit, i cili kishte kërkesa të veçanta për moshën e vajzave që kalonin në audicione.”

Në fakt është hera e parë që një figurë e njohur e ekranit, siç është Enkel Demi, flet publikisht për “ulje brekësh” në showbiz. Zakonisht, komente të tilla jemi mësuar ti shohim mes ‘haters’-ave dhe fansave të këtyre personazheve. Ndaj, një sugjerim do të ishte që rastet në fjalë, gazetari t’i përmend me emër, duke mos lënë dyshime se gjithçka e bëri që të tërheqë vëmendjen, njësoj si Xhesika me historinë e politikanëve. Për më teper, në emisionin e tij “Shih Programin” fton personalitete të kulturës së lartë dhe publikimi i “të palarave” të vajzave rozë, nuk do përbënte konflikt interesi.