Penelope Cruz siç nuk e keni parë kurrë

Eshtë shokuese pamja e re që aktorja Penelope Cruz do të ketë në filmin e rradhës ku tregon historinë e vërtetë të një gruaje që përballet me kancerin. Në këtë film Cruz luan rolin e një mësueseje të papunë, nënë e një djali, e cila preket nga kanceri.“Ky është një nga personazhet më të mrekullueshme që do të më ofrohet ndonjëherë për të luajtur. Kam rënë në dashuri me historinë e kësaj gruaje. Ajo është një perëndeshë”, ka thënë aktorja spanjolle Cruz.“Ky rrol është i rëndësishëm për mua, por më duhet të them se në asnjë moment nuk jam ndier e shqetësuar se pse nuk po dukem bukur. Ky rrol përfaqëson të gjitha gratë që përballen me këtë sëmundje dhe kjo është e rëndësishme për mua”, ka shtuar Cruz.

penelope1penelope