Pasqyra e shtypit (11 Dhjetor 2014)

Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e Enjte, 11 Dhjetor 2014. Gazeta “Panorama” hapet me shkrimin kryesor; “Vendimi i plotë, legalizimet, qeveria miraton tarifat e reja”. Tituj të tjerë janë; “Zbardhen negociatat e PE me Ramën, për bojkotin e PD, shtyhen punimet e Kuvendit”. “Ditëlindja e PD, nuk ka ftesa për drejtuesit e PS dhe LSI”. “Vrasësi në gjyq, Sinanaj: Policë dhe prokurorë të korruptuar manipuluan provat”. “Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Ndërtimet pa leje, dyfishohen tarifat e legalizimit”. Tituj të tjerë janë; “10 deputetët e PD-së i kërkuan Nazif Bezhanit dosjen e Berishës”. “Berisha ikën nga pritja e OSBE: Edi Rama dhunues i madh”. “Edi Rama: Pas energjisë, bëjmë aksion edhe për ujin”. “Dëmshpërblehen fëmijët e Mehmet Shehut, Beqir Ballukut e Petrit Dumes”. Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Ja ligji që kthen PD në Kuvend. E kaluara kriminale e deputetëve do publikohet”. Tituj të tjerë janë; “Urdhri i Ramës, fshesë në administratë për ata që s’paguajnë energjinë”. “Të përndjekurit, kësti i parë edhe për Lubonjën, Zhitin, Merdanin, Velon dhe Trebeshinën”. “Protesta, pritja e OSBE, Berisha bojkoton fjalën e Ramës”. Gazeta “Shekulli” ka si titull kryesor, “Tarifa të reja për legalizimet”. Tituj të tjerë janë; “Negociatat në Bruksle, PD rikthehet në Kuvend. Berisha incident me Ramën”. “Rama premton aksion edhe ndaj vjedhësve të ujit”. Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor, “Marrëveshja me pesë pika që kthen opozitën në Parlament”. Tituj të tjerë janë; “Antikorrupsioni, qeveria jep shifra, OSBE kërkon ndëshkim të zyrtarëve të lartë”. “Qeveria hap front të ri, aksion për ujin”. “Shefat e komisariateve nën hetim për dhunë”.