Pas takimit “sekret” Rama-Fino, shtyhet reforma territoriale për të pritur PD

Kuvendi miratoi shtyrjen deri më 31 korrik 2014 të afatit të punës së komisionit të posaçëm për reformën administrativo-territoriale. Kërkesa u bë me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi dhe të kryetarit të komisionit për reformën territoriale Bashkim Fino.

Një ditë më parë, Portali Albeu shkroi se ka pasur një takim “sekret” midis Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të komisionit të reformës territoriale Bashkim Fino si dhe me Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuci. Burime nga Këshilli i Ministrave bënë të ditur ekskluzivisht për Portalin Albeu se kryeministri ka kërkuar personalisht informacione lidhur me fazën e deritanishme të konsultimeve me grupet e interesit nëpër qytete të ndryshme lidhur me ndarjen e re administravve. Rëndësi të veçantë i është kushtuar edhe zonave ku ka përqedrim të minoriteteve, ndërkohë që një preison të madh ka pasur nga të gjtihë krerët vendorë të cilët nuk dëshirojnë që të humbasin detyrën e tyre. Të dhënat më të reja bëjnë të ditur se shtyrja e afatit është bërë për t’i dhënë kohë opozitës që të paraqesë edhe propozimet e saj, pasi mësohet se ka ndërhyrë edhe faktori ndëkrombëtar për të rikthyer opozitën në tryezën e diskutimit të ndarjes së re territoriale.