Pas memeve të shumta për Taulant Ballën: Ja ç’bën Rama!

Nëse je aktiv në rrjetet sociale, me shumë gjasë të kanë parë sytë edhe fotot e shumta nga masakrat në pyjet shqiptare.

Disa portale të rëndësishme në FB, si Jeta Osh Qef, publikojnë vazhdimisht foto nga makinat e ngarkuara kryesisht në pyjet e Librazhdit.

E meqë Taulant Balla është deputet i kësaj zone, në fokusin e memeve në rrjet ka qenë deputeti socialist.

Aq shumë u përhapën memet, sa duket se kjo puna e pemëve është kthyer në shqetësim.

Duket se kjo ka qenë arsyeja që e ka çuar kryeministrin Edi Rama në Elbasan, ku me deputetin Taulant Balla në krah, ka mbjellë disa pemë.

“Sot në Elbasan ku nisi ripyllëzimi i zonës përgjatë lumit Shushicë dhe sistemimi i shtratit të lumit, një zonë e degraduar keqaz pas shumë vitesh shfrytëzimi barbar. Falë një projekti kompleks që përfshin ndërhyrje në shtratin e lumit si edhe mbjelljen e 3000 fidanëve të rinj, (akacie dhe plep) në një sipërfaqe prej 2 ha, e tërë zona do të ketë së shpejti nje mushkëri te rehabilituar pjesërisht.

Moratoriumi 10 vjeçar për prerjen e pyjeve është e vetmja përgjigje për të pasur një ripërtëritje të të gjithë pyjeve dhe për të rivendosur ekuilibrat e shkatërruar natyrorë, pa të cilët nuk ka pritë, nuk ka shtet që e mbron dot, popullin nga uji. Ndërkohë do te vijojë edhe mbjellja e fidanëve për të siguruar mbrojtjen në pikat kritike duke u shtrirë në të gjitha fashat e shkretuara nga sëpata shkaterrimtare e njëzet e kusur viteve,” shkruan Rama në FB.

rama 2rama1rama3taulanti1taulanti2taulanti3taulanti4