Pas Anxhela Martinit edhe Ermal Mamaqi zhvishet në New York (FOTO)

Pas Tiranës, Ermal Mamaqi ka zgjedhur New York-un për të zhvilluar spektaklin e tij “7 ditë pa Ermalin”. Teksa njoftoi gjithë fansat e tij që ndodhen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vizitën që do të kryente në Time Square, ai tha se një emision special do të xhirohej atje.

Madje përmes një postimi në Facebook, Mamaqi tha se do të jetë e ftuar Anxhela Martini e cila do të jetë e veshur shumë bukur. Në fakt, Anxhela u shfaq tepër seksi, si një modele e suksesshme në SHBA, me një fustan të bardhë.

Por ajo që nuk përmendi Ermali, ishte se pas Anxhelës, edhe ai do të surprizonte fansat e tij me veshjen, që në fakt ishte një zhveshje, pasi Ermali hoqi pantallonat në mes të Times Square-s.

Duke pyetur fansat e tyre në Instagram “Gjejeni kush është pa brekë? Unë apo Angela Martini?”, Mamaqi ra në sy me paraqitjen dhe spektaklin e tij në New York.