Parodia fantastike e “Hello” për kandidatin presidencial të SHBA-ve (Video)

Fushata e ish-guvernatorit të Arkansasit, Mike Huckabee, është përmbledhur në një video me temë hitin e Adele, “Hello”.

Ndryshe nga teksti i vërret i superhitit, fjalët parodike janë prezantuar si një meditim për madhështinë e bizneseve lokale dhe restoranteve në Iowa.

Kënga parodike mes tjerash përmban fjalët si: “Koha është dashur t’ju shërojë/por unë nuk kam bërë shumë shërim. Provoni bërxollat/fasulet e fërguara”.

Videoja e shfaq Huckabee duke folur në telefon në autobus, duke u përshëndetur me qytetarët e Iowas, duke luajtur në bas e duke gjuajtur me armë. Shikojeni.