Paris: 2 shqiptarë të plagosur nga sulmet e së premtes

Në mes të personave të plagosur nga sulmet e mbrëmshme terroriste në Paris, mësohet se janë edhe dy shqiptarë nga Kosova. Sipas burimeve të “01online.info” mësohet se, të plagosurit nga Kosova janë D.S., 31-vjeçar nga Komuna e Istogut dhe J.G., 27-vjeçar nga Komuna e Klinës.