Parashikimi i Le Monde/ Si do të jetë Bota në 2016?

Viti i fundit i Obamës

Një cikël i ri do të fillojë për Barak Obamën pas pushimeve të fundvitit që ai i kreu si gjithnjë në Havai, vendin e tij të lindjes. Në 20 janar 2017 ai do të lërë shtëpinë e bardhë pas betimit të presidentit të ri.

Në nëntor 2014 , të nesërmen e humbjes së partisë së tij në senat, ai filloi një ofensivë të madhe.

Qëllimi: që të tregonte se ai nuk ishte një “Lame duck” formulë që i përkufizon presidentët e dobët në fund të mandatit.

“Që prej kësaj dite ai nuk është ndalur duke shënuar pikë në favor të tij” shkruan Le Monde (sipas lapsi.al). Marëveshja me Kinën për reduktimin e gazrave të efektit serë ishte një hap pozitiv. Po ashtu normalizimi i marëdhënieve me Kubën dhe hapja e ambasadës së ShBA-së në Havanë në 14 gusht 2015, që u përshëndet në mbarë botën, njësoj si marëveshja e arritur me Iranin për programin e tij bërthamor.

Dështimi i tij i vërtetë është në politikat e emigracionit. Dekretet e adoptuara në nëntor 2014 synoni të nxirrnin përkohësisht nga ilegaliteti miliona emigrantw, u bllokuan nga drejtësia. Megjithëse administrata e Obamës po e ndejek këtë çështje në gjykatën supreme.

Presidenti, synon të arrijë gjithëashtu deri në shtator, kur fushata e zgjedhjeve presidenciale mbyll çdo dritare, marëveshjen e tregtisë së lirë me Kinën. Kjo lëvizje synon jo vetëm të kufizojë fuqinë ekonomike të Kinës, por njëkohësisht edhe të mbajë një premtim të Obamës për të riekuilibruar politikën e jashtme amerikane (pavarësisht krizave në Ukrahinë dhe Lindjen e mesme) në drejtim të Azisë.

Por gjëja që i mbetet ende për të bërë është premtimi i thënë disa herë për të mbyllur burgun e Guantanamos, një trashëgimi e parardhësit të tij Xhorxh Bush, që sipas Obamës mbetet një nga faktorët kyç të propagandës rekrutuese të xhihadistëve.

Pushtimi i ngadaltë i teritorrit të shtetit Islamik

Në vitin 2016 organizata e Shtetit Islamik do e ketë shumë të vështirë të mbajë slloganin e saj  baqiya wa tatamadad ,  “të durosh dhe të zgjerohesh”, sepse erozioni i teritoreve të kalifatit pritet të vazhdojë. Koalicioni ndërkombëtar i ngritur nga amerikanët në 2015 pritet të shënojë suksese të reja.

Por kujdes nga trumfalizmi, shkruan Le Monde (sipas lapsi.al). Sepse ajo që parashikon ISIS, ky virus që ushqehet nga kaosi i Lindjes së mesme, është më shumë një ndryshim sesa një zgjerim. Lëvizja Abou Bakr Al-Baghdadi i ngjan më shumë sesa një shteti, një Mafieje që po përhapet përtej kufijve të djepit të saj siriano-irakien.

Por gjatë këtij viti me gjithë fitoret mbi Ramadin në Irak dhe Palmirën në Siri, Shteti Islamik ka humbur 14% të teritorit të tij duke u shtrirë aktualisht në një sipërfaqe 78 mijw m2 e barabartë me teritorin e republikës Çeke.

A është ky proces i pandalëshëm? Aspak. Ajo që u ndodhi amerikanëve në Afganistan nuk duhet nënvleftësuar. Në zonat e çliruara procesi i rindërtimit dhe i pajtimit është po aq i rëndësishëm sa fitoret e ardhshme ushtarake. Kundër ofensivat e aty këtushme nuk mund të përjashtohen.

Por procesi i pushtimit është shumë i kushtueshëm dhe i vështirë sepse asnjë nga kushtet që shpunë në lindjen e Shtetit Islamik nuk është kuruar: as frustracioni i sunitëve të Irakut dhe Sirisë; as sektarizmi galopant i nxitur nga vendet e Golfit Persik; as konfikti sirian, kjo kuti Pandore që u dha mundësi trupave xhihadiste që po zbeheshin në Irak, në fund të viteve 2000, të rilindnin në Siri tre vjet më pas, nën flamurin e ISIS-it.

Dhe të gjitha këto, edhe nëse shteti islamik mposhtet nuk mund të ulin e rrezikun e shpërndarrjes së terrorizmit xhihadist përtej teritorit që ai sot kontrollon. Kështu që në 2016 prioriteti i ISIS-it mund të jetë një xhihad global, ndërsa deri më tani ai ishte një xhihad lokal që  synonte pushtimin e territoreve.

Anxhela Merkel e ka lidhur fatin e saj me integrimin e refugjatëve

Ashtu sikurse ka pranuar vetë, Anxhela Merkel nuk ka njohur një vit si 2015-ta: Atentatet në Francë, kriza Ukrahinase, borxhi grek dhe kriza e refugjatëve, që për votuesit e saj mbetet çështja më e ndërlikuar. Ajo është dosja që pasionon më shumë edhe vetë kancelaren shkruan Le Monde (sipas lapsi.al). Jo më kot shumë media gjermane kanë theksuar se fjalimi që ajo mbajti për këtë temë në 14 dhjetor në kongresin e Unionit Kristian Demokrat është më i miri në karierën e saj politike.

Në një orë e 15 minuta, Merkel shpalosi vizionin e saj për Gjermaninë e 25 viteve të ardhshme: “Një vend i hapur, kurioz, tolerant, pasionant dhe me një identitet të fortë”. “Një vend që e sheh botën edhe përmes syve të të tjerëve, që ndihmon njerwzit në situatë të vështirë, që si një anëtar i BE dhe NATOS, me besim në mundësitë e veta, krijon premisa që globalizimi të kryehet në mënyrën e duhur”.

Duke e dëgjuar të krijohet përshtypja se Gjermania mund ta përmbushë këtë mision, ashtu si ajo diti të rilindë pas luftës me Konrad Adenhaurin, apo të përballojë bashkimin me Helmut Kolin. Por tha kancelarja: “kjo është një punë titanësh” duke iu referuar integrimit të mbi 1 milionë refugjatëve. Dhe nuk dihet sesa gjermanët do të presin për ta gjykuar atë në vitin 2040.

Nëse ajo ja arriti, në vitin 2015, të bindë militantët e CDU-së, betejën më të rëndësishme e ka ende përpara: të bindë elektoratin.

Ky vendim i saj mund të bëhet shkaku i parë i humbjes elektorale të 2017. Solidariteti i treguar ndaj refugjatëve mund të përfundojë më dimrin. Ata mund të bëhen agresivë. Ekstremistët mund të shpeshtojnë sulmet ndaj tyre. Viti 2016 pra do të jetë viti kur Gjermania do të tregojë se sa e aftë është të integrojë refugjatët që priti në 2015. “Por nëse ky process dështon, Merkel sërish ka një shans” shkruan Le Monde (sipas lapsi.al). Duke qenë një shtet federal, faji përsëri mund ti mbetet landeve, duke qenë se Berlini vetëm financon projektet e tyre.

Hapsira Shengen luan për mbijetesë?

Mure që ngrihen, mbledhje të BE-së pa asnjë rezultat, marëveshje të paqarta me vënde të treta. Po pastaj? Çfarë do të mbetet në 2016, pas krizës së refugjatëve, pas kërcënimeve terroriste, nga njëri prej simboleve më të mëdha të Europës, hapsirës së përbashkët pa pasaportë, Shengenit?

Nëse 2015 la të nënkuptohej një vdekje të ngadaltë të kësaj arritjeje, në këtë vit ajo mund të vihet në pikpyetje duke vënë në rrezik edhe vetë ekzistencën e Bashkimit Europian. Jo më kot Jean Claud Juncker përsërit vazhdimisht që “Europa po shkon keq”, por se nuk do të jetë ai që do të organizojë ceremoninë e varrimit të lëvizjes së lirë.

Megjithëatë, në 2016, kontrollet e kufijve të brendëshëm do të shtohen, debatet për forcimin e kufijve të jashtëm do të gëlojnë gjithashtu. Nuk ka asnjë shpresë të bëjë të mendosh se vendet e 28-shes do të kenë më pak kontradikta mes tyre. Këtë klimë do ta forcojë edhe më vendimi i britanikëve për të organizuar një referendum nëse do të qëndrojnë ose jo në BE. Kartën e izolimit do e luajnë më tej edhe ish vendet e lindjes që përpëliten mes historisë së tyre dhe realitetit të botës. Ato e shohin emigrantin si një problem, një kërcënim (fetar ose edhe sanitar) madje edhe si një rrezik terrorizmi.

Të nxitura nga udhëheqësit populistë në pushtet në Hungari, Poloni, Sllovaki, dhe Çeki, ato kanë mbajtur ndezur flakën e një konflikti edhe branda BE-së i cili mund të degjenerojë në rishikimin e ndihmës financiare dhe ushtarake që ende përfitojnë këto vende.

Në Berlin, në Bruksel dhe gjetkë po shtohet një zemërim i shurdhër ndaj këtyre vendeve sipas të cilave “Europa duhet të përafrojë ekonominë, por jo shpirtrat” shkruan Le Monde (sipas lapsi.al).

Por, ky nuk është i vetmi debat që përball anëtarët e Shengenit. Itali dhe Greqia, vendet nga kryesisht kanë hyrë refugjatët, po vonojnë shumë në ngritjen e sistemeve për regjistrimin e tyre, gjë që jo vetëm krijon probleme për vendet ku ata mbërijnë, por dhe bën më të vështirë politikat e rikthimit të tyre.

E gjitha kjo ka bërë që të bëhen më të fuqishme lëvizjet ksenofobe të cilat tani lundrojnë me erën në favor. Ajo ka nxitur gjithëashtu edhe zërat jo realistë për të krijuar një Shengen tjetër me dy shpejtësi. Pra një mini Shengen që do të përfshinte vendet e Beneluksit, Gjermaninë, Austrinë dhe Suedinë.

Në fakt duket e pamundur për vendet europine që e kanë sakrifikuar sovranitetin e tyre në emër të lëvizjes së lire, të bëjnë hapa prapa. Por po kaq e vështirë është për to, ti shpegojnë këtë gjë opinionit të tyre publik, shpesh herë dyshues ose armiqwsor.