Paralizohen komunat në veri pas shkarkimit të Jabllanoviç

Komunat në veri të Kosovës janë duke vuajtur pasojat e largimit të Aleksandër Jablanoviçit nga Qeveria e Kosovës, me të cilat udhëheq Lista Serbe.

Në Mitrovicën Veriore dhe në Zubin-Potok që prej janarit nuk është mbajtur asnjë mbledhje e Kuvendit Komunal, megjithëse ato janë ftuar. Përfaqësues shqiptarë në këto komuna kanë thënë se kryetarët serbë janë në pritje të vendimit të Beogradit, për të ardhmen e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.

Zëvendëskryesuesi në Kuvendin e Mitrovicës Veriore, Emir Azemi, ka thënë për “Kohën Ditore” se dy mbledhjet e thirrura në fillim të këtij viti janë shtyrë.

Megjithëse nuk kanë pranuar asgjë me shkrim, Azemi ka thënë se në bazë të informatave kjo ka ndodhur për shkak të zhvillimeve politike në nivel qendror.