Pak minuta përpara masakrës: Ja turma e lumtur

Këto foto kaq prekëse tregojnë fansat e gëzuar teksa kishte nisur koncerti i grupit “Eagles Of Death”.

Disa prej fansave shihen duke bërë shenjën e brirëve, shumë e njohur në kulturën ‘heavy metal’.

Të tjerë buzëqeshin, ngrenë gotat ose thjesht shijojnë muzikën.

Pak minuta më vonë aty nisi një masakër që ka shokuar botën e qytetëruar.

Disa prej këtyre të rinjve që po shijojnë koncertin janë në mesin e 89 viktimave të sallës ‘Bataclan’.

Krahasoni fotot me atë të sallës së larë në gjak.

Këto foto publikohen në kohën kur mbarë bota ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të viktimave të Francës.

koncerti1

koncerti2

koncert3