Pacolli: Qeveria s’ka përvojë për të vepruar

Lideri i AKR-së, Behgjet Pacollika thënë se Qeverisë së Isa Mustafës i mungon guximi për tëvepruar dhe kreativiteti.

Në një shkrim në rrjetet sociale, Pacolli thotë ndër të tjera se Qeveria e Kosovës ndesh një sërë problemesh.

Ja reagimi i plotë i Pacollit:

Qeveria e Kosovës vazhdon të punojë pa program qeverisës. Madje, paralajmëron që do të përpilojë një program vetëm pas 6 muajve.

Si duket qytetarët e Kosovës paguajnë nga xhepi i tyre një qeveri pasive që deri tani nuk ka berë asgjë dhe me siguri nuk do të ben asgjë edhe në të ardhmën.

Kjo Qeveri ka probleme tjera si psh: akomodimin e partiakëve dhe sinkronizimin e punëve në mes të partnerëve të koalicionit. Kësaj Qeverie i mungon përvoja, kreativiteti e pragmatizmi dhe mbi të gjitha guximi për të vepruar.