OSHEE: Më shumë arkëtime, më pak humbje gjatë vitit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën publike të dhënat e nëntorit dhe të 11-mujorit në lidhje me arkëtimet dhe nivelin e humbjeve.

Në një komunikatë për media, OSHEE-ja bën me dije se gjatë nëntorit u mblodhën 4.6 miliardë lekë, nga 4.3 dhe 2.9 krahasuar të njëjtën periudhë të dy viteve më parë.

Si 11-mujor, kompania ka arkëtuar në total 59.4 miliardë lekë, rreth 16.5 miliardë ose 39 për qind më shumë se 11-mujori i vitit 2014 (42.8 miliardë lekë) dhe 24.4 miliardë lekë ose 70 për qind më tepër se periudha e vitit 2013 (34.9 miliardë lekë).

Sa u takon humbjeve, operatori i shpërndarjes raporton se niveli i tyre në muajin nëntor ka rënë në 30.8 për qind nga 32.9 në 2014-n dhe 48.1 për qind në vitin 2013.

Si 11-mujor, humbjet regjistruan nivelin 31 për qind, me reduktim në masën 6.8 për qind në raport me 2014-n (37.8 për qind) dhe 13.1 me 2013-n (44.1 për qind).