Obama, presidenti të cilit i iku zëri

Nga Richard Cohen, The Washington Post

Presidenca e ka ndryshuar Barack Obamën. Flokët i janë thinjur, dhe duket më i vjetër, çka ishte e pritshme, por elokuenca e tij është zëvendësuar nga irritimi dhe ai e ka humbur fuqinë bindëse, çka është një surprizë. Mund të spekulojmë se nëse Obama i sotëm dhe jo Winston Churchill do ta kishte udhëhequr Britaninë në Luftën e Dytë Botërore, teatri Old Vic tani do të ishte duke e shfaqur “Hamletin” në gjermanisht.

Presidenti e ka humbur zërin e tij, kjo është e sigurt. Një gjë të tillë e thonë shifrat. Obama gëzon pëlqimin e vetëm 44 për qind të popullit amerikan. Gjatë periudhës së tij në detyrë, Kongresi dhe shumica e shtetit janë bërë republikanë – shtet pas shteti, guvernator pas guvernatori (së shpejti do të bëhen 32) – një rezultat tronditës po të kihet parasysh se republikanët ishin bërë një parti e parëndësishme në të gjitha drejtimet.

Nuk është se Obama ka humbur dhuntinë e tij për sa i takon elokuencës. Problemi i tij është se shpeshherë nuk ka se ç’të thotë. Kur ka se ç’të thotë, si në rastin e vrasjeve masive në qershor në kishën në Charleston, ai bëhet rrëmbyes dhe elokuent. Është veçanërisht në politikën e jashtme që ai bëhet i zbrazët dhe i ftohtë. Politika e tij, tekefundit, është që të shmangë moçalin e radhës në Lindjen e Mesme. Ajo është e detyruar të zbatojë thirrjen për të bërë sa më pak që të jetë e mundur.

Telashi që i ka hapur Obama vetes u pa qartë në fjalimin e tij pas atentateve terroriste të Parisit. Ndryshe nga shumë vrasje të tjera masive, kjo e fundit u transmetua drejtpërsëdrejti – duke e shpalosur në televizione atë që ndodhi. Ajo i la Shtetet e Bashkuara të tmerruara dhe të tronditura. E megjithatë Obama foli ftohtë, përmendësh – duke thënë të gjitha gjërat e detyrueshme për një ministër që merr pjesë te varrimi i një personi krejt të panjohur.

Presidenti është i zoti të bëjë gjëra më të mira, dhe në të vërtetë, pas disa kritikash, ai u përmirësua. Por ai është një burrë i kujdesshëm që druhet se retorika mund të fugojë matanë tij. Kjo kishte ndodhur edhe një herë tjetër më përpara, kur ai përcaktoi vijën e tij të kuqe duke paralajmëruar Sirinë – por pas disa konsideratash tha se nuk kishte edhe aq rëndësi. Rezultati i kësaj ka qenë një politikë e jashtme e dështuar si pasojë e masave të marra nga Obama. Ai është dhunuar në fushë-betejë.

Dilema e Obamës nuk është se nuk mund të gjejë fjalët për të artikuluar politikën e tij. Ai as që mund t’i qëndrojë politikës së tij. Ngurrimi i tij fillestar për të vepruar në Libi u venit kur Moammar Gaddafi kërcënoi se do t’i masakronte kundërshtarët e tij dhe udhëheqjen e morën francezët. Vendosmëria e tij për të qëndruar jashtë Irakut ra ndesh me rrezikun e gjenocidit për Yazidët. Iraku u shkërmoq dhe Shteti Islamik u duk sikur mbiu nga hiçi. Iu prenë kokat amerikanëve. Gratë u skllavëruan. Asnjë çizme në terren u kthye në disa çizme në terren – dhe më pas edhe disa më tepër të cilët ndihmuan kurdët në përballjen me Shtetin Islamik. Realiteti nuk përkoi me politikën e ndërmarrë, e cila u shpërbë gradualisht.

Lufta e George W. Bush në Irak ishte një mësim për të gjithë ne. Por që prej fillimit të krizës siriane, askush që është i shëndoshë nuk po propozonte që të ndodhte sërish e njëjta gjë. Në të vërtetë, propozimet kanë qenë që të ndërhyhej më parë dhe të bëheshin përpjekje për të shmangur gjakderdhjen dhe katastrofën humanitare që ndodhi më pas. Ideja ishte që të bëhej më tepër se sa thjesht t’i thuhej Bashar al-Assad që të kthehej për të bërë vizita okulistike në Londër dhe që SHBA-të dhe aleatët e saj të ndërmerrnin disa aksione – si për shembull të rrëzonin helikopterët e Assadit. Dhe kur erdhi puna deri te Shteti Islamik, propozimi ka qenë që të bëhej më tepër se të ndërmerreshin vetëm disa fushata fillestare dhe të papërshtatshme bombardimesh, por të vendoseshin vrojtues në terren dhe të trajnoheshin luftëtarët anti-Assad të cilët kishin njëfarë peshe në luftime. Por siç ndodhi, Shtet e Bashkuara arritën të mblidhnin një ushtri me me disa mijëra luftëtarë.

Obama është i kufizuar nga rreziku i një tjetër Iraku. Ai mbron politikën e tij minimaliste me një kujdes për të bërë sa më pak: “Nëse njerëzit duan t’ia mbathin dhe më pas të japin mend….”, tha ai gjatë vizitës te Walter Reed hospital “ashtu si një djalë 25-vjeçar që është i paralizuar apo ka humbur gjymtyrët… Ashtu edhe unë nuk mund ta përballoj që të luaj disa prej lojërave politike që të tjerët mund t’i luajnë”. Po, disa prej kandidatëve presidencialë republikanë po luajnë lojëra, por kritikët e Obamës nëpër think tanke dhe gjetkë kanë vdekur, seriozisht. Megjithatë, jeta paraqet disa zgjidhje. Gjymtyrët u humbën edhe në Paris, gjithashtu.

Për një pjesë të madhe, Obama u bë president për shkak të forcës së elokuencës së tij. Por kjo është ajo që e ka dezertuar gjerësisht atë së fundmi. Ai ka mbetur pa fjalë sepse ka mbetur pa ide. Për rrjedhojë, e ka për detyrë t’i dëgjojë të tjerët. Nuk janë ata që po ia mbathin, por është ai.