Nusja e Topallit mbrohet: S’kam bërë ndërhyrje për trupin

Është diskutuar gjatë gjithë natës deri në orët e para të mëngjesit të të hënës për gjoksin e modeles Eva Murati, nëse është natyral apo ka kryer ndërhyrje kirurgjikale. Faqja që po “sulmon” të gjithë VIP-at dhe ka fituar popullaritet nga faktet që i ka sjellë fansave lidhur me personat e njohur “si ishin” dhe “si janë”, ka bërë një postim lidhur me dy fotografi të Eva Muratit, me pretendimin se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale, duke zmadhuar gjoksin. Por ata që i kanë përgëzuar administratorët e kësaj faqeje, i janë kundërvënë menjëherë pasi modelja ka treguar të vërtetën e gjithë kësaj historie.

Reagimi

“Sipas @vipat_e_bllokut.2016 kam kryer një ndërhyrje në gjoks (boobjob). Unë nuk jam pro operacioneve plastike, lëre pastaj për t’i bërë vetë. Ky tipar është gjenetik në familjen time, por për të qenë të pastër mos e merrni fare për bazë fjalën time, por shihni faktet”, ka shkruar modelja, tek sa ka publikuar edhe dy fotografitë për të cilën bëhet fjalë. “Nëse klikoni në Facebook-un tim në albumin 2006-2014, mund të shihni se fotoja që sipas faqes kam bërë ndërhyrje ka datën 27 korrik 2011, ndërsa fotoja tjetër (që sipas faqes nuk ka ndërhyrje në gjoks) është hedhur më 3 shtator 2012”, ka shpjeguar më tej Eva, e dashura e djalit të Jozefina Topallit. Ajo shpjegon me fakte, se bëhet fjalë për një ngatërresë dhe, sipas fansave të faqes në Instagram, këtë herë “Vipat e Bllokut” kanë shpikur, për të prishur imazhin e një modeleje natyrale. Vetë fansat shkruajnë se, kanë humbur besueshmërinë dhe nëse më parë i besonin ndryshimet që gjenin administratorët e faqes te VIP-at, tashmë ata vënë në dyshim çdo gjë.

Sipas Evës, faqja ka marrë foton në versionin e Instagram-it, të cilin ajo e ka hedhur më vonë pasi ky rrjet social nuk ka qenë aq popullor ato kohë (në vitin 2011 kur është bërë foto). “Pas popullaritetit të Instagram-it e kam hedhur foton dhe e kam shpërndarë sërish në Facebook”, shpjegon Eva, duke shtuar: “Nëse do të kisha bërë operacione nuk do kisha problem ta fshihja pasi përderisa do i kisha hyrë asaj nuk do mund ta fshihja diellin me gisht, por përderisa nuk është e vërtetë, komentet më duken të tepërta. Siç thashë më lart, kam qenë fanse e faqes pasi me këtë nisme po edukonte një brez të ri, që të rritej pa nevojën e operacioneve plastike dhe ta pranojë veten ashtu si Zoti i ka krijuar, gjë që e bëj edhe personalisht me njerëzit që kam kontakt, por pas kësaj i kërkoj të jetë më e kujdesshme, pasi raste të tilla mund të vënë në dyshim besueshmërinë e faqes.”

Pas publikimit të fotografive së faqes në Instagram dhe “akuzës” për operacion plastik, që konsistonte në zmadhimin e gjoksit, reagoi menjëherë Eva Murati, duke mohuar çdo gjë. “Sipas Evës, fotoja është bërë në 2011-n. Kur futem në Facebook-un e saj, më rezulton që foton e ka postuar në 2013-n. Edhe në Google, për të njëjtën foto, më del viti 2013! Aman moj Eva se na plase”, është shkruar në faqen e Instagram-it, pas reagimit të modeles, e cila paraqiti faktet e saj.

Verifikimi

Faqja, e cila demaskon VIP-at shqiptarë, shpesh herë ka sjellë foto ku ndryshimet janë të dukshme, madje disa prej VIP-ave i kanë pranuar ndërhyrjet kirurgjikale. Në rastin e Eva Muratit, ata janë gabuar. Ne kontrolluam në Facebook-un e modeles dhe rezulton që, fotoja ku Eva akuzohet se ka rritur masën e gjoksit është publikuar në vitin 2011. Ndërsa fotoja ku gjoksi është me masë pak më të vogël, është publikuar në vitin 2012. Sipas faqes së Instagramit, fotoja me masën e gjoksit më të madhe është bërë në 2013-n, duke akuzuar kështu se ka kryer ndërhyrje kirurgjikale.

Biseda deri në orët e para të mëngjesit, e vërteta e gjoksit të Evës

Ajo çfarë ka habitur ndjekësit e faqes që “demaskon” VIP-at, është qetësia dhe edukata e Eva Muratit. Kjo e fundit, edhe pasi shpjegoi të gjithë fansat e saj lidhur me pretendimin për operacion plastik, është treguar e duruar, duke shpjeguar sërish për çdo keqkuptim të kujtdo. “Foton origjinale e ke në albumin 2006-2014 nga ke marrë edhe foton tjetër. Lexoje se ta kam shpjeguar te profili im”, komenton Eva.

Më poshtë, biseda mes Evës dhe administratorëve të faqes në Instagram:

Vipat e Bllokut: E lexova, por unë foton e kam parë në Google (këtë foto) dhe prapë me rezulton 2013, jo 2011.

Eva Murati: Unë, fotos dyshe që hodha në profil, sapo i bëra “Screenshot”, pasi ju postuat lajmin. Në Google është pasi e kanë marrë gazetat, pasi e kam shpërndarë nga Instagram-i. Sinqerisht nuk do insistoja kaq shumë sikur vërtet të kisha bërë ndërhyrje. Shihe që fotoja që ke ti ka filtra të tjerë, ndërsa fotoja ime, është e madhe (e paprerë nga Instagram-i) dhe pa filtra që duket më e errët.

Vipat e Bllokut: Ti ke shkruar “dy vite më parë” po mua më rezulton 2013! Në 2013-n ke hapur Instagram-in?

Eva Murati: Në periudhën që kam qenë në punë, i kam mbyllur Facebook-un dhe Instagram-in e vjetër. Facebook rihapet, ndërsa Instagram-i mbyllet përgjithmonë, prandaj ky është i ri.

Vipat e Bllokut: Zemër, me pak fjalë, foton e ke në vitin 2013 nga Facebook dhe 26 javë që e ke postuar në Instagram! Ti thua në 2011-n, mua më del në 2013-n fotoja në Facebook dhe në Google! Kë të besoj?

Eva Murati: Mos u ngatërroni me Instagram-in e tanishëm. E kam shkruar në profilin tim që, në kohën kur është bërë fotoja, Instagram nuk ka qenë popullor (ka shumë mundësi të mos kem patur një llogari fare) dhe kur e kam hapur një të tillë e kam hedhur aty dhe e kam shpërndarë në Facebook, por jo në albumin origjinal. Nëse shkon tek albumi 2006-2014 do ta shohësh që kam shumë foto të tilla nga i njëjti set. Nëse nuk më ke shoqe në Facebook qe të të hapet albumi, shko te fotot e profilit dhe shiko fotot me të njëjtat rroba banje nga i njëjti vend dhe datat përkatëse.

Biseda shpjeguese midis Evës dhe administratorëve të faqes në Instagram ka vazhduar më tej, me ndërhyrje edhe të fansave të cilët kanë mbrojtur modelen, duke pranuar faktet që ajo ka paraqitur. Fansat e kanë përgëzuar modelen për dëshirën që të tregojë të vërtetën, edhe pse administratorët e akuzojnë pa të drejtë.