Nuk arrihet marrëveshja BE-Greqi

Asnje marreveshje nuk eshte arritur ne takimin e djeshem te eurogrupit dhe Greqise. Vendimi i ministrave te financave te Eurogrupit mbyllet me pamundesine e gjetjes se nje zgjidhje te perbashket mbi daljen e Greqise nga kriza. Por Athina nuk e humb optimizmin, pasi nje takim tjeter eshte parashikuar per te henen ku do te vijoje diskutimi.”Nga ana jonë nuk ka asnjë kërkesë për të zgjeruar programin ekzistues. Shumë parti kanë ngritur pyetjen: ka një program, ai duhet të zgjatet. Ne kemi shpjeguar se u zgjodhën pikërisht me mandat për të vene ne diskutim programin e shpetimit “, tha ministri i financave greek Yanis Varoufakis.Kurse presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem u shpreh se e hena mbetet nje tjeter shprese per arritjen e nje marreveshje. Qeveria greke deshiron faljen e 30 % te borxheve te marra nga kreditoret, ndersa Eurogrupi kembengul qe Athina Zyrtare tu permbahet detyrimeve kushtetuese.