Njihuni me shitjet e kompanisë Microsoft gjatë këtij tremujori

Kompania teknologjike Microsoft ka publikuar rezultatet e saj financiare për tremujorin e tretë të vitit 2014. Kompania njoftoi se ka shitur 2.4 milionë njësi të platformave Xbox tek dyqanet me pakicë, gjë e cila do të thotë se jo të gjitha këto njësi janë tregtuar tek konsumatorët.

Kompania me bazë në Redmond ka shitur gjithashtu 9.3 milionë telefonë inteligjentë Lumia, një shifër shumë e lartë duke pasur parasysh edhe pozicionin e saj aktual në treg. Gjiganti i teknologjisë arriti të fitojë 23.2 miliardë dollarë të ardhura, me një profil në neto prej 4.5 miliardë dollarësh.

Ka një rritje të numrit të telefonave inteligjentë Lumia të shitur gjatë këtij tremujori, që do të thotë se klientët kanë filluar të pëlqejnë pajisjet që bazohen tek platforma Windows Phone. Megjithatë, si duket, duhet akoma kohë dhe punë që Microsoft të tejkalojë kompani si Samsung, Apple, HTC dhe LG për sa i përket tregut të telefonave inteligjentë.