NJËZET E PESË FESTIVALE SHQIPTARE NË NEW YORK…

Ilir Seci

 

…Shqiptaret e Amerikes jane bashkesia me e madhe shqiptare jashte kufinjeve te Shqiperise.Është thënë si shaka shpesh qe qyteti New York mund te jete nje ndër qytetet me më shume shqiptare,nder 5 kryesoret pas Tiranes,Prishtines.Shkupit,e Durresit…Dhe ka nje te vertete aty pasi në New York eshte vendosur numri me i madh i shqiptareve qe jetojne në USA…Eshte nje komunitet i madh dhe per fat edhe nje komunitet aktiv. Kete me se miri e deshmojne aktivitetet qe here pas here mbahen aty nga shqiptaro-amerikanet…

Nje aktivitet i tille ishte dhe Festivali i njëzet e pestë Shqiptar i Kenges dhe Valles Shqiptare në Amerike qe u mbajt me  7 nentor 2015 ne sallen e koncerteve te Universitetit Lehman,(“Lehman College),ne Bronx New York.

Ky Festival tashmë eshte kthyer në një tradite te vyeshme te shqiptareve qe jetojne ne Amerike.Fakti qe u mbajt per te 25-ën here e deshmon kete…Eshte Festival mbareshqiptar,pasiqë ne skenen e tij çdo vit janë ngjitur shqiptaret nga trojet e veta kudo në Ballkan,Shqipëria, Kosova, Mali i Zi,Maqedonia,Lugina,(Presheva, Bujanovci, Medvegja),nga Çamëria si dhe Arbëreshët tane nga Italia.Per 25 vite me rradhe ne skenen e ketij festivali kane shpalosur vlerat e trasheguara kombetare shqiptaret qe jetojne dhe punojne ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Festivali mbahet çdo vit në muajin nëntor në prag të Festes së Pavarësisë me 28 nentor 1912,Dites se Flamurit…

Në skenen e ketij Festivali ngjiten  kengetare,valltarë,instrumentiste, humoriste,amatore dhe profesioniste,te te gjithe trevave,te te gjithe breznive të cilët i bashkon ky Festival…Ata vijnë kryesisht nga qytetet dhe shtetet ku jane ngulmimet me te medha te shqiptareve ne SHBA,si New York, Detroit, Boston,shtetet New Jersey,Florida por ka edhe nga shtetet e tjera te Amerikes apo Kanadaja…

4Ne gjithe keto vite,Festivali Shqiptar eshte bere i mundur fale perkujdesjes se Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës”,ne Hartsdale,New York dhe nga Qendra Kulturore “Nëna Tereza”…Pikerisht kjo perkujdesje ka bere te mundur qe ky festival te kthehet ne ngjarjen me te rendesishme te çdo viti per komunitetin shqiptar.Ky festival eshte ngjarja qe percillet me se shumti nga komuniteti shqiptar me banim në SHBA…

Per kete arritje me rendesi sinqerisht meritojne falenderime Kisha Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” dhe Qendra Kulturore “Nëna Tereze”…Nder keto vite ka qene pikerisht perkushtimi i Dom Pjeter Popajt,i Fran dhe Gjina Çotajt,ndihmesa e artistëve si Gezim Nika,shkrimtareve si Gjovalin Lumaj,koreografeve si Angjelina Nikaj qe e kane bere kete Festival te jete nje sukses…

Festivali kishte per drejtor artistik dhe regjisor zotni Ludvig Çotaj,drejtor organizativ zotni Fran Çotaj,konferencierë,Nikolë Zagreda dhe Dritan Dragu.orkestrimi nga Edmond Xhani me orkestren “Alba”.U paraqiten në Festival  ,”Ansambli Rugova” nga New York, Shoqëria Kulturore “Kelmendi”,”Grupi “Gjergj Kastrioti” nga Rochester Hills, shteti Michigan,Ansambli “Bashkimi” qe vinte nga Bostoni me koregraf Bashkim Zahon,Grupi “Kenga e Vallja Shqiptare”,Studentët e “Montclair State University” nga New Jersey,etj…

Eshte nje ndjesi e jashtezakonshme ndjesia qe provon njeriu kur shikon tek ngjiten në skenen e Festivalit artistet nga gjithe trojet shqiptare…Kur shikon si  shpalohen ngjyrat e larmishme te veshjeve  kombetare,kostumet  shumengjyreshe,te thurura plot ndjenjë nga artizanët tane.Njeriut nuk ka si te mos i ngazellehet zemra nga shkelqimi i kesaj pasurie kombetare qe ka mberritur te pushtoje skenen e Lehman College në New York!Ne skene dalin me rradhe xhubleta e lashte sa bota,fustanella e bardhe si luleborë,tirqet e bardhe si bora e Bjeshkeve tona,pershkruar nga gajtanet e zinj qe sikur duan te na kujtojne udhen e gjate nga atdheu deri ketu!Larmia e kostumeve tona kombetare qe pushtoi skenen e ketij festivali na kujtoi dhe njehere te gjitheve ne pasurine e madhe folklorike qe kemi si komb,e rralle,unikale kur mendon njeriu se eshte nje vend aq i vogel gjeografikisht por aq i madh ne gjeografi shpirterore!

Nje pershtype te madhe ne kete festival e beri Shoqëria Kulturore “Kelmendi”,nje shoqeri e cila çdo vit e ka pasuruar kete skene me prurjet e veta,kjo fale koreografise se Sokol Smajlajt me vallet e bukura qe sjellin sjellin jehonen e Bjeshkeve te Kelmendit…Dukej sikur ujevarat e Cemit rridhnin ne skenen e Lehman College.Interpretime me fyell, kenge me lahutë, kenge me çifteli e melodi instrumentale. Artëdashesit duartrokiten gjate kengen : “Rritemi me këngë shqiptare”,kenduar nga vlla e moter Bujaj…Shqiptaret e Bostonit u paraqiten me grupin “Bashkimi” qe sollen Vallen e Shupalit,me koreografi te  Bashkim Brahos.U kenduan potpuri te Shqipërisë së Mesme nga Besjana Kertusha si dhe këngë ulqinake interpretuar nga Sead Asllani.

2Duhet theksuar ketu se si perhere tonin ketij festivali ja dha Grupi i Valleve “Rozafati” nje grup qe eshte bere thuajse simbol i ketij festivali kjo fale punes se palodhur e plot perkushtim te valltares dhe koreografes Angjelina Nika.Nen kujdesin e perhershem të Angjelina Nikës,Grupi “Rozafati” kishte pergatitur dhe nxori ne skene tre grup-mosha te ndryshme valltaresh.Dhe nje paraqitje te tille Grupi “Rozafati” e ben çdo festival.Nje pune e madhe kjo sidomos po te kemi parasysh faktin që femijet dhe te rinjte valltare jane të lindur ne Amerike…

3Nje befasi e kendshme ishin studentët e  “Montclair State University”,djem dhe vajza amerikane qe pershendeten festivalin me disa interpretime kengesh shqiptare!Kengetaret dhe instrumentistet ishin amerikane qe interpretonin muzike shqiptare,merite kjo e punes se madhe te mjeshtrit Raif Hyseni dhe kengetares sone të madhe Merita Halili.

Festivalin e pasuroi shume prania e ansamblit te ftuar nderi ne kete festival,qe ishte Ansambli “Ana e Malit”,ansambel nga trojet tona ne Mal te Zi qe kishte ne përbërjre 35 anetare dhe kishte mundur te vinte ne kete skene me ndihmës së kryetarit të Komunës z. Fatmir Gjeka.

Kete festival e përshendeti edhe z.Mark Gjonaj,anetari i pare shqiptar i Ansamblese se shtetit te New York-ut  i cili pasi vleresoi  Festivalin e 25-te Shqiptar duke e quajtur nje tradite te vyer tha se shteti i New York ka vendosur te jape një fond prej  2 milion dollaresh per komunitetin shqiptaro-amerikan,fond qe do perdoret per te ngritur Qendrën Kulturore Shqiptare, në qytetin e New Yorkut…