Një delegacion nga Universiteti i Birmingamit viziton Ballkanin

Gëzim Alpion

Një delegacion nga Universiteti i Birmingamit do të vizitojë Ballkanin nga data 4-8 dhjetor 2012. Delegacioni kryesohet nga Profesor Mark Webber, Drejtor i Studimeve të Qeverisë dhe Shoqërisë, dhe përbëhet nga Profesor Stefan Wolff, Drejtor i Kërkimeve Shkencore, Dr Graham Timmins, Drejtor i Programit Arsimor, dhe Dr Gëzim Alpion, Drejtor i Programeve të Kombinuara. Krahas roleve të tyre administrative, anëtarët e delegacionit janë studiues me reputacion ndërkombëtar interesimi shkencor i të cilëve përfshin politikën, shoqërinë, fenë dhe mediat në Evropën Jug-Lindore. Delegacioni do të vizitojë Shqipërinë, Kosovën, Maqedoninë dhe Serbinë.

Programi në Tiranë përfshin një vizitë në Universitetin Marin Barleti ku akademikët nga Birmingami do të priten nga Drejtoresha e këtij institucioni Adriana Berberi e cila do të hap edhe simpoziumin që do të zhvillohet në Sallën A 24, Kampusi 1, Pranë Digës së Liqenit, më 5 dhjetor nga ora 10:30-13:00. Në këtë aktivitet, që do të ndiqet nga rektorë universitetesh në Shqipëri dhe përfaqësues të mediave, akademikët nga Birmingami do të flasin për rezultatet e larta të universitetit të tyre në fushën kërkimore-shkencore, programin e tyre të shkëlqyer universitar dhe pasuniversitar, mardhëniet e këtij institucioni me qytetin e Birmingamit si dhe lidhjet ndërkombëtare të universitetit të tyre, që shihen, ndër të tjera, në numrin e madh të akademikëve dhe studentëve të huaj. Pas kumtesava të tyre, anëtarët e delgacionit do t’iu përgjigjen pyetjeve të të pranishëmve.
Gjatë qëndrimit në Shqipëri delegacioni do të pritet nga Ministri i Arsimit dhe Shkencës Myqerem Tafaj. Akademikët e Universiteti të Birmingamit janë ftuar për të zhvilluar disa biseda televizive në studio në Tiranë.

Në Republikën e Kosovës më 6 dhjetor delegacioni do të pritet nga Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja si dhe Rektori i Universitetit të Prishtinës Ibrahim Gashi.

Në Republikën e Maqedonisë, akademikët nga Birmingami do të priten në Shkup nga Ministri i Arsmit dhe Shkencës Pance Kralev me 7 dhjetor. Delegacioni do të bëj një vizitë edhe në Universitetin e Europës Jug-Lindore në Tetovë.

Në Republikën e Serbisë delegacioni i Universitetit të Birmingamit do të pritet nga Kryetari i Bashkisë së Preshevës Ragmi Mustafa.

Vizita e delegacionit të Universitetit të Birmingamit në Ballkan reflekton interesat shkencore që një numër akademikësh në këtë institucion me famë botërore kanë për Evropën Jug-Lindore dhe interesimin që akademikë dhe studentë nga ky rajon tregojnë për programet e tij të shkëlqyera universitare dhe pasuniversitare. Vizita do të kontriboj në forcimin e lidhjeve ndërmjet Universitetit të Birmingamit dhe universiteteve dhe institucioneve shkencore në Ballkan.



Foto Lajm (Kliko Ketu)

 
rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-77 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-76 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-75 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-74 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-73 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-72 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-71 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-70 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-69 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-68 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-67 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-66 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-65 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-64 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-63 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-62 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-61 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-60 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-59 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-58 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-57 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-56 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-55 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-54 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-53 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-52 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-51 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-50 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-49 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-48 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-47 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-46 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-45 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-44 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-43 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-42 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-41 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-40 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-39 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-38 rita-ora-at-the-albanian-embassy-in-london-1 inagurimi-i-bustit-te-skenderbeut-ne-londer-9


1 Response to " Një delegacion nga Universiteti i Birmingamit viziton Ballkanin "

  1. K. F says:

    Faktishkojne ne universitetet private kompromenton rende autoritetin e ketij universiteti. Do zoti nuk takojne shume lapangjoze si Cili &co.

Leave a Reply

Copyright © 2010 . All rights reserved.
Designed by shef domi. Powered by albaniancontacts.com.

 

Ky portal mirmbahet nga gazeta "The Albanian" ne Mbreterine e Bashkuar. Materialet dhe informacionet ne kete portal nuk mund te kopjohen, shtypen, ose te pedoren ne forme tjeter per qellime perfitimi, pa miratimin e drejtuesve te "The Albanian".


The Albanian Newspaper 122 White Hart Lane London N17 8HP

info@thealbanian.co.uk

admin@shefdomi.com


Please support the site
EN: By clicking any of these buttons you help our site to get better

AL: Duke klikuar ndonjë prej këtyre butonave ju ndihmoni faqen tonë për tu bërë më mirë

Twitter

Facebook

Google+