Analisti i njohur Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit në vend nga studio e rubrikës ‘Opinion’ në News24.
Fillimisht biseda në studio me gazetarët Ola Bruko dhe Edvin Parruca u ndal tek abuzimet apo ngacmimet seksuale duke marrë shkas nga rasti i fundit i policit në Malësi të Madhe që u arrestua pasi ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare.
Lubonja tha se rasti është edhe më i rëndë pasi bëhet fjalë për një polic që duhet të na mbrojë.‘Kultura jonë është më konservatore në këtë drejtim dhe kjo shoqërohet njëkohësisht dhe me kulturën e dhunës në përgjithësi që ne e kemi dhe më të fortë.
Bëhet e rëndë kur mëson se këtu është një polic dhe kuptohet se është njeriu që duhet të na mbrojë. Këtu lind gjithë problemi i madh se sa i kemi të edukuar njerëzit e policisë si shërbëtorë dhe sa abuzojnë me pushtetin ndaj nesh.
Nuk është çështje abuzimi seksual është kulturë e përgjithshme. Është një llambë e ndezur që tregon që është një problem shumë më i madh dhe që duhet parë në kompleksitetin e vet’, deklaroi Lubonja.
Por edhe për një mjeshtër të fjalëve si Lubonja kur bëhet fjalë për denoncime konkrete është e vështirë të gjenden fjalët. Ai tha se është në dijeni të rasteve skandaloze të abuzimit në administratë por se s’mund të flasë kur vetë viktimat nuk flasin.
‘A mund të ketë një #meto dhe në Shqipëri? Është e vështirë ende shoqëria shqiptare për të denoncuar të tilla gjëra. Nuk është puna vetëm tek denoncimi i gjërave seksuale. Çfarë shohim me atë që ndodh në SHBA që gjithsesi një pushtet shumë i fuqishëm abuzon seksualisht në këtë rast duke pasur pushtetin dhe ka një lloj ndrojtje se ky të shkatërron karrierën ose të ardhmen.
E pastaj në një moshë tjetër këto aktoret e famshme apo modelet kur kanë fituar ndërgjegjësimin më të madh kanë denoncuar. Kam përshtypjen që këtu në Shqipëri ndodhin shumë nga këto ngjarje nëpër administratat tona të ndërtuara mbi hierarki vertikale ku shefi është gjithçka, që nga nivelet më të larta ka dhunime, s’po them vetëm seksuale por edhe poshtërime të vartësve që nuk denoncohen.
Madje në mënyrë skandaloze do thosha unë, di raste konkrete që ndodhin gjëra të tilla por njerëzit ikin në rastin më të mirë, por nuk e thonë. Po them njerëz, raste që e bëjnë ikjen nga një pushtet, institucion i caktuar e nuk denoncojnë kur duhet ta bëjnë. Nuk dua ta trajtoj problemin në mënyrë konkrete, por dua ta trajtoj në përgjithësi’, u shpreh Lubonja.
***
DENONCIMI/ Arrestohet shefi i policisë në Shkodër, ngacmoi seksualisht 15-vjeçaren, filmohet duke kryer akte të turpshme me…-VIDEO

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga punonjësin e policisë, Berhan Bajrakurti, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një minorene.
Në media qarkullon një video e shefit të Policisë së Malësisë së Madhe, i cili në një video skype tregon organin e tij gjenital.
“Në Shkodër është arrestuar menjëherë punonjësi i policisë që është shfaqur në videon e publikuar në media”, bën të ditur policia.
Ndërkohë që sipas Newsbomb, një nënë denoncon një shef policie nga Malësia e Madhe i cili ka ngacmuar seksualisht vajzën e saj 15 vjeçare.
Nëna nuk identifikohet por rrëfen gjithë tmerrin e përjetuar ndërsa pohon se familja e saj do të largohet nga Shqipëria pas kësaj ngjarjeje.
Bëhet fjalë për shefin e policisë së zonës Grumiere (Malësi e Madhe), Berhan Bajrakurti.
Shefi i policisë e ka marrë në makinë vajzën, e ka telefonuar e madje ka kryer akte të turpshme në bisedat me të në telefon.
E ëma pohon se pasi ka parë pamjet e turpshme, dhe ka folur me vajzën, ka marrë videot e bashkë me të bijën ka shkuar në komisariatin e Koplikut për ta denoncuar por aty askush nuk e ka pritur.
“Jam prind i një vajze 15 vjeçare nga Malësia e Madhe, fshati Gruemiere. Dua të denoncoj këtë shtet të kapur nga perversiteti e imoraliteti që po na detyron të ikim nga ky vend, marrë shkas nga ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, ku jan përdhunuar vajza minorene. Atë fat e ka patur dhe vajza ime duke u ngacmuar nga shefi i policisë së zonës Gruemiere shetetasi Berhan Bajrakurti. Para 4 ditësh me vjen vajza nga shkolla e shqetësuar, e pyeta se cfarë kishte. Ajo pati frikë të më rrëfente.
Pas disa oresh arriti të më tregoje se kishte dalë para ky njeri duke e ngacmuar dhe duke i thënë hajde hyp në makinë me mua të bej xhiro me makinë. E kishte ndjekur vajzën deri në afërsi të shtëpisë. Nuk ishte hera e parë që e përndiqte pasi këtë gjë e ka bërë edhe nëpërmjet telefonit duke i telefonuar vajzën duke i dalë nudo dhe duke kryer veprime të ndyra. Vajza e kishte filmuar këtë person, me të marr filmimet me vajzën, i drejtohem komisariatit Koplik. Me të shku tek dera na erdhi për 5 minuta pasi mbërritëm, personi në fjalë, pra punonjësi i policisë Berhani. Më kapi për krahu, më nxorri veçmas duke më bërë presion se do të zhduk do ju shfaros”, rrëfen nëna e vajzës për neësbomb.al.
“Të gjindur para kësaj situate ku asnjë punonjës nuk na dilte në krah as për të na pyetur për çfarë keni ardhur, u larguam. Te nesërmen vajtëm tek drejtoria e policisë Shkodër, kërkuam shefin më të madh të policisë Shkodër të takonim por nuk na u mundësua ai takim, pasi vetë kupola e Shkodrës e policisë ishte nga Malësia e Madhe. Na thanë që mos u merrni me Malësor se janë të pa prekshëm”, vazhdon më tej rrëfimin nëna ndërsa thekson se pas kësaj do largohen nga zona ose nga Shqipëria.
Tanimë i takon organeve kompetente të hetojë rreth këtij rasti./NewsBomb
Kujdes, pamjet.
3