Nesër takohen në Bruksel kryeministrat Mustafa dhe Vuçiç, vijon dialogu Kosovë-Serbi

Pas nje viti ndërprerjeje, te hënën rinisin ne Bruksel negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit, te cilat do te fokusohen ne progresin e arritur mes palëve per normalizimin e raporteve. Me ndërmjetësimin e shefes se diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, ne bisedime do te ulen krerët e qeverise te Kosovës dhe Serbisë, Isa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç, ndërsa te pranishëm do te jene edhe paraardhësit e tyre Thaçi dhe Daçiç. Sipas deklaratës se zedheneses Maja Kocijançiç, dy kryeministrat do te shqyrtojnë progresin e arritur deri tani në dialog dhe do te vendosin per hapat e mëtejshme. Bisedimet mes palëve vijne ne nje periudhe te tensionuar mes dy vendeve, per shkak te shkarkimit te ministrit serb nga qeveria Mustafa dhe te çështjes se kompleksit te Trepçes. Shefi i Zyrës sё Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar deklaroi se edhe pse Trepca nuk eshte përfshirë ne axhenden e bisedimeve, kjo mund te ndodhe nese bashkëbiseduesit do te bien dakord.