Nëse i dini përgjigjet e këtyre pyetjeve, ju jeni intelegjent!

Keni vetëm pesë sekonda, pra nuk duhet menduar shumë. Lexoni pyetjet dhe pvrgjigjuni shpejt, sa më shpejt që mundeni. Garoni ne grupe prej dy e më shumë personash. Ai apo ajo që i jepë pvrgjigjet shpejtë dhe saktë është më inteligjentë se të tjerët.

Pyetja 1 :Po merrni pjesë në garë. E keni kaluar të dytin në garë! Në cilin vend jeni?

Pyetja e dytë: Për t’u përgjigjur në pyetjen e dytë mos mendoni aq gjatë sa në pyetjen e parë. Nëse në garë e kaloni personi e fundit, i sati jeni ju…?

Pyetja e tretë: Matematikë e ngatërruar! Këtë duhet ta zgjidhni pa digitron apo laps. Provoni: I keni 1.000 dhe shtojini 40. Tash shtojini edhe 1.000. Tash shtojini 30. Shtojini përsëri 1.000. Tash shtojini 20. E tash shtojin edhe 1.000. Tash shtojini 10. Sa u bënë gjithsej?

Pyetja e katërt: Babai i Marias i ka 5 vajza: Nana, Nene, Nini, Nono. Si quhet vajza e pestë?

Pyetja e pestë: Personi memec don të blejë një brushë për dhëmbë. Si e bën këtë? Duke imituar lëvizjet e larjes së dhëmbëve e bën këtë. Nëse personi i verbër don të blejë syze të errëta për diell, si do t’ia shpjegojë shitësit?

Përgjigjet: 1. Nëse jeni përgjigjur se jeni i pari, nuk keni të drejtë! Nëse e kaloni personin e dytë dhe e zini vendin e tij, atëherë jeni i dyti! 2. Nëse jeni përgjigjur se jeni i parafundit, atëherë sërish nuk keni të drejtë. Si mund ta kaloni personin e fundit? 3. A i keni fituar 5.000? Përgjigja e saktë është 4.100. Nuk besoni? Vërtetojeni me digitron! 4. Nunu? Jo! Natyrisht se jo! Emri i saj është Maria. lexojeni përsëri.

5. Me fjalë. Është i verbër, nuk ka probleme me të dëgjuar e as me të folur