Nënë e bijë rrihen nga babai në Shkodër

Dy femra në qytetin e Shkodrës janë dhunuar në mënyrë sistematike, fizikisht dhe psikologjikisht nga babai dhe bashkëshorti i tyre.

50 vjeçarja Sh.G. dhe 27 vjeçarja A.G., nënë e bijë, janë drejtuar në komisariatin e policisë së Shkodrës, për të bërë kallëzimin ndaj 49 vjeçarit Ndue G., i cili është përkatësisht bashkëshorti dhe babai i të sipërpërmenduarave.

Burimet policore nuk kanë publikuar shkakun e dhunës së ushtruar mbi të reja, ndërsa bëjnë me dije se u plotësua Kërkesë-Padia për lëshimin e menjëhershëm të Urdhrit të Mbrojtjes për nënë e bijë.