Nemtsov para vdekjes: Putini po e fundos Rusinë

Në intervistën e dhënë për “Newsweek”, Nemtsov patideklaruar para se të vritej se Putini po e zhyt Rusinë në krizë të thellë dhe se duhen ndryshime në sistemin politik të vendit.

Ai ka shtuar se opozita po lufton padrejtësitë e qeverisë, por se regjimi është jashtëzakonisht i fortë dhe po mbahet mirë.

“Mund të them se po fundosemi të gjithë. Krejt kjo bie në supe të Vladimir Putinit. Ekonomia ruse është shembur”, ka thënë Nemtsov.

Nemtsovi pati deklaruar se qeveria ruse udhëhiqet nga ide të gabuara dhe krejt “të çmendura”.