Në Strugë emërtimet e rrugëve bëhen së pari në shqip

Kryetari i komunës së Strugës,Ziadin Sela, ka ndërruar tabelatrrugore duke vendosur emrat e vendbanimeve dhe treguesit e institucioneve apo lokacioneve, së pari në gjuhën shqipe pastaj në atë maqedonase.

Me këtë veprim Ziadin Sela duket se po respekton vullnetin e shumicës së qytetarëve të Strugës që janë shqiptarë.

Në të kundërtën po të krahasosh këto tabela rrugore me qytetet tjera shqiptarevërejmë se në Tetovë, edhe pse me shumicë shqiptare, tabelat rrugore shënohen së pari në gjuhën maqedonase pastaj në shqip.