Në pranverën e vitit 2018 mund të mbahen zgjedhje të reja (VIDEO)

Ata thonë se vijat e kuqe mund të çojnë drejtë asaj që asnjë grup politik të mos sigurojë përkrahjen e nevojshme për themelimin e qeverisë së re.

Analisti Ramush Tahiri thotë se ky opsion është më pak i mundshëm, ndonëse ai e sqaron se një nga opsionet mbetët edhe pajtimi i subjekteve politike për krijimin e një qeverie teknike me bazë të gjerë, pa opozitë.

Kjo sipas tij do të duhej të kalonte çështje madhore si demarkacioni dhe themelimin e asociacionit të komunave serbe, pas të cilës kosovarët, qysh në pranverën e vitit të ardhshëm t’iu drejtoheshin kutive të votimit edhe njëherë.