Në “Old Trafford” del një mi në fushë gjatë ndeshjes (video)

Manachester United ka dëshpëruar gjithë tifozët e pranishëm në stadiumin “Old Trafford” pasi u mund nga Southampton me rezultat minimal 0-1. Megjithatë, vëmendjen e mediave botërore mori një tjetër gjë. Në minutën e 73-të, ndodhi diçka, që rrallë herë shihet edhe në stadiumet e Shqipërisë. Në fushën e gjelbër të “Old Trafford” u shfaq një mi, i cili mori vëmendjen e medieve dhe më pastaj u bë hit edhe në rrjetet sociale. Zakonisht në fushat e Ligës Premier futen mace, por këtë herë ndodhi e kundërta.

Video: